Këshilli për Migrim dhe Integrim në Linz

gjuhë të tjera

English | Français | Bosanski / Hrvatski / Srpski | Türkçe | Românește | русский язык

Që tu mundësohet imigrantëve në Linz që të ndikojn në formësimin e Politikave integruese, në vitin 1996 u themelua Këshilli për Integrimin e të Huajve. Duke u bazuar në vendimin e Këshillit të Komunës, më 11.Prill.1996, Këshilli do të funksiononte 6 vjet, e pastaj do    të votohej i  ri.

Në Dhjetor 2008, bazuar në vendimin e Këshillit të qytetit më 18.Shtator.2008, për herë të parë, Përfaqsuesit e dërguar nga Shoqatat e migrantëve u emruan në Këshill nga Kryetari i qytetit të Linzit. Në të njejtën kohë u ndryshua edhe emri i Këshillit në Këshill për Migrim dhe Integrim (MIB) në Linz. 

Këshilli është përfaqësues i interesave politike i të gjithë qytetarëve të Linzit me prejardhje nga jashtë. Ai përbëhet nga pesëmbëdhjet kandidat të emruar dhe pa pagesë. Pastaj çdo Parti e përfaqsuar në Këshillin e qytetit dërgon nga një Këshilltar me të drejt këshille në MIB.
 

Objektivat (Qëllimet) e Këshillit për Migrim dhe Integrim

  • Përfshirjen e interesave të Migrantëve në nivel komunal
  • Përmirsimin e kushteve të jetesës së Migrantëve në lëmi të ndryshme (Banimi, Shkollimi, Punsimi,…)
  • Zvoglimin e Paragjykimeve dhe Diskriminimit
  • Nxitjen e mirëkuptimit ndërmjet grupeve me prejardhje të ndryshme Etnike
  • Nxitjen e së drejtës së votimit në nivel komunal për të gjith Imigrantët

Mënyra e Punës së Këshillit për Migrim dhe Integrim

  • Takime të rregullta pune Mbledhje publike

Detyrat e Këshillit për Migrim dhe Integrim

Përfaqësimin e interesave të Bashkëqytetarëve me prejardhje nga jashtë (Në lidhje me aspektin e nënshtetësisë, prejardhjes, të kulturës ose të pozitës shoqërore të tyre):

  • Kontakte me popullaten e imigruar
  • Kërkesa dhe Pozicionime në shërbimet përgjegjëse të qytetit
  • Këshillim dhe informim të komisioneve të qytetit
  • Pjesëmarje në proceset e vendimmarrjes në nivel komunal, në kuadër të mundësive ligjore

Puna Publike

  • Zvoglimi i barierave, nxitja e dialogut ndërmjet grupeve të ndryshme etnike
  • Informimi i qytetarëve të jashtëm të Linzit dhe Shoqatat e tyre për tema me rëndësi për  migrantët si dhe Aktivitet e MIB it
  • Informimin e Austriakëve për situatën e popullatës së imigruar
  • Këshilli për Migrim dhe Integrim në facebook: http://www.facebook.com/Migrationsbeirat

Zyra e Këshillit për Migrim dhe Integrim

Zyra për Integrim (Integrationsbüro) në Linz, është në disponim të Këshillit për Migrim dhe Integrim. 
• Formularët për Aplikim në Projektet që promovohen nga Këshilli për Migrim dhe Integrim

Chatbot ELLI

ELLI, der Chatbot der Stadt!

ELLI ist digital, hilfsbereit und immer zur Stelle, wenn Antworten auf Fragen benötigt werden.

Mehr Infos